29/05/2024

Arabia Saudite: Rreth 1,5 milion persona kanë arritur nga jashtë për kryerjen e Haxhit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Autoritetet saudite thanë se numri i haxhilerëve që kanë mbërritur në Arabinë Saudite nga jashtë ka arritur në 1.499.472 deri më 21 qershor, prej të cilëve 1.435.014 kanë mbërritur përmes rrugëve ajrore

Arabia Saudite njoftoi se afro 1,5 milion persona kanë ardhur nga jashtë për të kryer Haxhin, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në Twitter nga Drejtoria e Përgjithshme të Pasaportave e Arabisë Saudite, thuhet se muslimanët vazhdojnë të vijnë në tokat e shenjta nga e gjithë bota përmes rrugëve tokësore, detare dhe ajrore për të kryer Haxhin.

Në deklaratë thuhet se numri i haxhilerëve që kanë mbërritur në Arabinë Saudite nga jashtë ka arritur në 1.499.472 deri më 21 qershor, prej të cilëve 1.435.014 kanë mbërritur përmes rrugëve ajrore.

Ndërkaq, 59.744 persona kanë mbërritur në tokat e shenjta përmes portave kufitare tokësore, kurse nga deti 4.714 persona.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...