19/06/2024

Ardhja e bashkatdhetarëve, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës vetëm sot u realizuan 118 vajtje-ardhje

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Bashkatdhetarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme të botës kanë filluar të vijnë për pushime verore në Kosovë.
Shumë prej tyre kanë zgjedhur që të vijnë me vetura në vendlindje, por edhe shumë tjerë kanë shfrytëzuar transportin ajror, transmeton Telegrafi.

Vetëm gjatë ditës së sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë janë realizuar 118 ardhje – vajtje.

Kështu ka konfirmuar Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

“Në këtë ditë vere, 59 fluturime. Për ne, 118 ardhje – vajtje. Mirë se vini dhe Rrugë të Mbarë”, thuhet në njoftimin e bërë nga kjo agjenci.
Ndryshe, edhe në vendkalimet kufitare janë krijuar kolona të gjata, ku bashkatdhetarët po detyrohen të presin deri në pesë orë për të hyrë në territorin e Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...