05/11/2024

Arrestimi i serbëve për krime lufte, BE: Jemi në kontakt me autoritetet në Prishtinë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Arrestimi i serbëve në veri për krime lufte, ka bërë që Bashkimi Evropian të jetë në kontakt me autoritetet në Prishtinë.

Kështu ka deklaruar para gazetarëve, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano pasi që është pyetur lidhur me këto arrestime.

Stano ka thënë se janë duke mbledhur informacione për të kuptuar konkretisht situatën.

“Jemi duke përcjellë nga afër situatën dhe jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet në Kosovë, për të zbuluar gjithçka rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të situatës dhe do të reagojmë nëse është e nevojshme”, u shpreh Stano.

Zëdhënësi i BE-së më tej u pyet edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Sa i përket Asociacionit, Stano u shpreh se “qëndrimet e BE-së në këtë çështje janë të qarta”.

“Puna në themelimin e Asociacioni të Komunave me shumicë serbe duhet të vazhdojë pa vonesa dhe kushte. Si, në çfarë mënyre dhe në çfarë forme – kjo do të diskutohet në kuadër të dialogut, i cili është një platformë për zgjidhjen e problemeve. Ndaj çdo gjë duhet bërë në kuadër të dialogut dhe jo jashtë tij, publikisht apo mediatikisht”, tha Stano. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...