Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar të hënën me urdhër të SPAK-ut.
Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme po kryente hetime lidhur me disa akuza, si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash.