07/07/2025

Arrestohet i dyshuari që goditi për vdekje fëmijën e tij 1-vjeçar-Fushë Kosovë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Policia e Kosovës ka dalë me detaje të reja për aksidentin e rëndë që ndodhi dje në Fushë Kosovë, ku një person goditi për vdekje fëmijën e tij 1-vjeçar.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedura të rregullt.

Ndërsa, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Lagjja 28, Fushë Kosovë 06.09.2022 – 15:50. Një fëmijë 1 vjeç ka vdekur pas lëndimeve të pësuara me veturë në oborrin e tyre nga babi i tij i dyshuari Kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.

Rasti është duke u trajtuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...