Ëshhtë arrestuar në Maqedoninë e Veriut, Remzi Azemi, i cili ishte shpallur në kërkim nga Ekuadori pas akuzave për disa vrasje.
I riu nga Kosova, ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Ilir Hidrit në Ekuador në maj të vitit 2017.
Kosovari ndodhej në listën e të kërkuarve nga INTERPOL-i
Autoritetet ekuadoriane kishin lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij në vitin 2021.
Policia e Ekuadorit bëri me dije se puna hetimore e kryer me Interpolin ka mundësuar kapjen e Remzi Azemit.
“I arrestuari është në pritje të procesit formal të ekstradimit”, tha policia ekuadoriane.
Remzi Azemi në vitin 2014 ishte arrestuar gjatë një operacioni anti-drogë në Ballkan, së bashku me 11 të tjerë, përfshirë shqiptarë e ekuadorianë.
Banda e Azemit akuzohej për ruajtjen e sasive të mëdha të drogës në Guayaquil, të cilat i kishin bërë gati për t’i sjellë në Europë.
Ata dyshohej se kishin personel të infiltruar në zonat administrative të porteve, gjë që ua mundësonte atyre t’i merrnin listat e kontenierëve dhe t’i përzgjidhnin ato që ishin të destinuara për në Europë.
Megjithatë, Azemi kishte dalë nga burgu pas një muaji.