Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të KRlMEVE të Iuftës në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar sot të pandehurin me inicialet E.B, i nacionalitetit boshnjak.
Sipas komunikatë për media të Prokurorisë Speciale thuhet se E.B., dyshohet se gjatë viteve 1998 – 1999, ka qenë me detyrë polic në stacionin policor të fshatit Gjurakoc të Komunës së Istogut, si dhe, ka qenë pjesëmarrës në kryerjen e masakrës së Staradranës, ku kanë mbetur të vrarë tetëmbëdhjetë (18) persona.