“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.Sh nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit””, thuhet në njoftim.
Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës.
“Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.
Telegrafi ndryshe ka provuar të kontaktoj me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu për të marrë konfirmimin rreth këtij rasti, por i njëjti deri më tani nuk është përgjigjur. /Telegrafi/






