18/04/2025

Artriti reumatoid

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img
Shkruan: Dr. Besim Bytyqi – Reumatolog
Artriti reumatoid si një sëmundje e rëndë inflamatore karakterizohet nga dobësimi i nyjeve dhe indeve lidhore të kockave të cilat prekin gati 1% të popullsisë në botë.
Ushqimet që nuk duhet të hani nëse vuani nga artriti reumatoid janë:
● Buka e bardhë – Ndikon në formimin e kompozimeve të avancuara të glikacionit (AGES) të cilët ndikojnë në rritjen e inflamacionit në trup dhe përkeqësimin e artritit.
● Yndyrnat e prodhuara artificialisht – Vajrat ku shënohet “pjesërisht të hidrogjenizuar” duhet të shmangen sepse kanë në përmbajtjen e tyre yndyrna të pangopura që shpërbëjnë strukturën e proteinës C-reaktive e sekretuar nga mëlçia në përgjigje të inflamacionit, siç është artriti ose çfarëdolloj infeksioni në trup.
● Vaji i sojës dhe vaji vegjetal – Një raport më i lartë i acideve yndyrore omega-6 me omega-3 lidhet me rrezikun në rritje të zhvillimit të sëmundjeve kronike inflamatore, duke përfshirë artritin.
● Produktet e përpunuara – Në përmbajtjen e tyrë kanë përbërës pro-inflamatorë, karbohidrate ose sheqerna të përpunuara, yndyrna artificiale dhe vajra bimore që ndikojnë në përkeqësimin e sëmundjeve inflamatore siç është artriti.
- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...