07/11/2024

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën që dënon dhunën ndaj librave të shenjtë

të fundit...

- Advertisement -spot_img
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka miratuar një rezolutë që dënon të gjitha aktet e dhunës ndaj librave të shenjtë si shkelje të së drejtës ndërkombëtare, transmeton Anadolu.
Kjo masë vjen pas djegieve dhe përdhosjeve të shumta të Kuranit në vendet evropiane, përfshirë djegien e këtij libri të shenjtë para një xhamie në Suedi, lejuar nga policia, duke shkaktuar zemërim ndërkombëtar.
Liderët dhe politikanët muslimanë kanë theksuar se përdhosje dhe provokime të tilla nuk mbulohen nga ligjet për lirinë e shprehjes.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e përbërë nga 193 anëtarë, miratoi me konsensus rezolutën e hartuar nga Maroku.
Rezoluta shpreh keqardhje për të gjitha aktet e dhunës ndaj personave në bazë të fesë ose besimit të tyre, çdo akt të tillë të drejtuar kundër simboleve të tyre fetare, librave të shenjtë, shtëpive, bizneseve, pronave, shkollave, qendrave kulturore ose vende të adhurimit, si dhe të gjitha sulmet ndaj vendeve fetare, objekteve dhe faltoreve në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Më 12 korrik, gjithashtu edhe Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut me bazë në Gjenevë dënoi sulmet e fundit ndaj Kuranit pavarësisht votave të vendeve perëndimore kundër rezolutës.
Rezoluta bëri thirrje për dënimin e sulmeve që vënë në shënjestër Kuranin dhe i përshkroi ato si “akte të urrejtjes fetare”.
- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...