22/06/2024

AUV thotë se ushqimet në Kosovë kontrollohen njëjtë si në vendet e rajonit dhe të BE-së, por sfiduese mbetet numri i vogël i inspektorëve

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në Ditën Botërore të Sigurisë së Ushqimit nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) thonë se ushqimet në Kosovë kontrollohen njëjtë si në shtetet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian, derisa bëjnë thirrje që t’i kushtohet rëndësi sigurisë së ushqimit.

Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në një intervistë për Telegrafin ka thënë se për sot kanë parë aktivitete që të japin sa më shumë informata për qytetarët mbi rëndësinë që ka siguria ushqimore.

“Ne sot kemi paraparë që të japim sa më shumë informata për qytetarët, përmes juve mediave që sensibilizojnë mbi rëndësinë që ka siguria ushqimore për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Secili kudo që është në kontakt me ushqimin të ushtrojë kujdes, sepse në këtë formë kujdeset, në radhë të parë për vetveten dhe për të gjithë ata që do ta konsumojnë ushqimin që ai ka qenë në kontakt, përveç neve që kemi përgjegjësi për kontroll gjatë gjithë kohës”, u shpreh ai.

Tutje, ai shtoi se “të gjithë mund të kontribuojnë që të kemi ushqime sa më të sigurta, sa më cilësore, që ne qytetarët, konsumatorë të kenë shëndet më të mirë dhe të rritet jetëgjatësia e qytetarëve”.

Gjatë intervistës, ai shtoi se ushqimet në vendin tonë kontrollohen sikurse në vendet e rajonit dhe të BE-së.

“Ushqimet në Kosovë mund të themi se janë të kontrolluara njëjtë sikurse në shtetet e rajonit dhe në Bashkimin Evropian, sepse kemi procedura të njëjtë të kontrollit; kemi rregullore dhe ligje mbi bazën e të cilëve ushtrojmë detyrat në punë dhe këto kontrollohen në nivele të njëjta të kontrollit. Pra, kontrollet bazohen në planet nacionale të kontrolleve, të cilat parashohin edhe frekuencën apo shpeshtësinë e kontrolleve që ushtrohen tek bizneset,  kjo pastaj varet edhe nga numri i kapacitetit të inspektorëve që kemi aktivë në terren”.

Në intervistë, Thaçi bëri të ditur se mundohen që të gjitha produktet që dalin në treg të jenë të kontrolluara, pavarësisht numri të vogël të inspektorëve që kanë.

“Dhe po mundohemi që edhe planet t’i përshtatim në bazë të kapaciteteve që kemi dhe mundohemi që gjitha produktet që dalin në treg të jenë mirë të kontrolluara dhe të garantohet siguria e tyre. Aktualisht kemi numër shumë të vogël, janë rreth shtatëdhjetë inspektorë aktiv, të cilët mbulojnë tri sektorët: veterinarët, fito-sanitarët dhe sigurinë ushqimore. Me këtë numër ne kontrollojmë të gjitha pikat kufitare, kontrollojmë terminalet doganore dhe është numër ta quajmë minimal që kemi, dhe nevojat janë shumë të mëdha dhe janë urgjente që ne të kemi inspektorë tjerë”, nënvizoi ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...