22/12/2024

Azerbajxhani: Në kufi filluan përleshjet si rezultat i provokimit nga Armenia

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img
Baku

Azerbajxhani tha sot në orët e para se përleshje intensive shpërthyen në kufirin e tij me Armeninë midis trupave të dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se ushtria armene ka bërë provokime të gjera në orët e mbrëmjes së djeshme në kufi në drejtim të qyteteve Dashkesan, Kalbajar dhe Laçin.

Ministria tha se grupet sabotuese të ushtrisë armene hodhën mina në tokë dhe rrugë midis pozicioneve të ushtrisë azerbajxhanase në drejtime të ndryshme, duke shtuar se si rezultat i masave të marra nga trupat e Azerbajxhanit për të trajtuar situatën, shpërthyen përleshje.

Më tej thuhet se ka pasur viktima në mesin e personelit ushtarak nga të dyja palët.

Deklarata e Ministrisë nënvizon se administrata në Jerevan është tërësisht përgjegjëse për konfliktin.

Azerbajxhani mohon lajmet për ndërhyrje në Armeni

Ministria ndërkohë mohoi njoftimet për ndërhyrjen e ushtrisë azerbajxhanase në territorin e Armenisë.

Ajo tha se informacionet e përhapura nga Armenia se ushtria e Azerbajxhanit synoi popullsinë civile dhe infrastrukturën nuk pasqyrojnë të vërtetën.

“Në përgjigje të provokimeve të Armenisë, kundërmasat janë të natyrës lokale dhe kanë për qëllim objektivat legjitime ushtarake. Masat hakmarrëse janë në shkallë të vogël. Ato synojnë të garantojnë sigurinë e kufijve të Azerbajxhanit dhe t’i japin fund provokimeve të Armenisë”, shtoi Ministria.

Marrëdhëniet midis ish-republikave sovjetike të Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Nagorno-Karabakun, i njohur gjithashtu si Malësia e Karabakut, territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

Në vitin 2020, Azerbajxhani çliroi disa qytete dhe mbi 300 vendbanime dhe fshatra që ishin të pushtuara nga Armenia, dhe luftimet përfunduan me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...