10/10/2024

Bahtjari dhe Januzi deklarohen të pafajshëm para Gjykatës Speciale

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi janë deklaruar të pafajshëm para Dhomave të Specializuara lidhur me veprat penale kundër administrimit të drejtësisë për të cilat e ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Deklarohem plotësisht i pafajshëm për çdo lloj aktakuze që është ngritur kundër meje dhe që është lexuar deri tani”, ka deklaruar Januzi.

Në njoftimin që ka lëshuar ZPS-ja, Bahtjari dhe Januzi u arrestuan në lidhje me krime kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë frikësimin gjatë procedurave penale.

“Z. Bahtjari dhe z. Januzi u arrestuan në lidhje me krime kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë frikësimin gjatë procedurave penale, sipas nenit 387 të Kodit Penal të Kosovës (KPK) 2019, Kodi nr. 06/L-074, dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të nenit 401(1), (2) dhe (5) të KPK-së, në shkelje të nenit 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në komunikatë.

“Gjykatësi i Procedurës Paraprake ka vendosur se ka dyshime të mirë-bazuara se z. Bahtjari dhe z. Januzi u përpoqën të bindin një dëshmitar që të mos japë dëshmi në procedurat e Dhomave të Specializuara”.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar e merr jashtëzakonisht seriozisht frikësimin e dëshmitarëve, hakmarrjen ndaj dëshmitarëve, dhe pengimin e drejtësisë, dhe do të vazhdojë të hetojë e ndjekë penalisht cilindo dhe të gjithë ata që përfshihen në çdo rast”. /Klankosova.tv.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...