23/12/2024

Bajqinovci e Mehaj flasin për rritje të bashkëpunimit me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Deputeti Mefail Bajqinovci, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, janë takuar sot me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Bajqinovci.

Ai bëri me dije se në këtë takim u diskutuan çështje bilaterale që ndihmojnë në rritjen e bashkëpunimit.

“Mali i Zi është shtet yni mik, ku përveçse banohet me bashkëkombas shqiptarë, ndajmë aspirata të përbashkëta për integrim ndërkombëtar e forcim të brendshëm shtetëror” shkroi Bajqinovci në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

Së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, z. Armend Mehaj sot takuam Ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, z. Marash Dukaj.

Përgjatë bisedës i diskutuam çështjet bilaterale në funksion të rritjes së bashkëpunimit.

Mali i Zi është shtet yni mik, ku përveçse banohet me bashkëkombas shqiptarë, ndajmë aspirata të përbashkëta për integrim ndërkombëtar e forcim të brendshëm shtetëror.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...