19/04/2024

Banjska, Serwer: Vuçiq kopjoi strategjinë e Putinit – tentoi të provokonte konflikt në Kosovë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Profesor në Universitetin Amerikan “Johns Hopkins”, Daniel Serwer i sheh ambiciet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të kontrolluar fatin politik të serbëve në vendet përreth, si kërcënimin më të madh për rajonin, përcjell Reporteri.net.

Në një deklaratë dhënë për mediumin malazez “Antenam“, Serwer ka thënë se ambiciet e Vuçiqit, të mbështetura nga Rusia janë rrezik për stabilitetin në rajon.

“Unë mendoj se ambiciet e tij, të mbështetura nga Rusia, janë kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin në rajon. Historia nuk përsëritet, por rimon. Unë dyshoj se rajoni do të shkojë në një luftë për tre vjet e gjysmë siç ishte në Bosnjë në vitet 1990, por sigurisht që mund të shohim paqëndrueshmëri serioze,” thotë Server.

Sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë, profesori amerikan e sheh si kopjim të strategjisë së Putinit në Donbas dhe Krime.

“Vuçiq donte të provokonte një konflikt brenda Kosovës, të cilin mund ta përdorte si justifikim për ndërhyrje ushtarake”, tha Serwer.

I pyetur për të komentuar dorëheqjen e Aleksandër Vulin nga posti i drejtorit të BIA-s, profesori amerikan thotë se është një koncesion i rëndësishëm për Vuçiqin dhe Vulinin, por dyshon se kjo lëvizje do të ndryshojë shumë nga perspektiva amerikane ose evropiane.

“Serbia do të vazhdojë të vuajë për shkak të kthimit në etno-nacionalizëm dhe aleancës me Putinin”, përfundon Server.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...