17/06/2024

Barcelona – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i El Clasicos së parë të sezonit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Barcelona dhe Real Madridi do të luajnë sot (e shtunë) mes vete në ndeshjen e parë të sezonit 2023/24 në La Liga, në derbin e madh që njihet ndryshe edhe si El Clasico.

Blaugranët janë nikoqir të Mbretërve në takimin që pritet të zhvillohet në Estadio Olimpico, një ndeshje që vjen në një kohë kur dy ekipet janë në formë të lartë.

Sikurse Barcelona, ashtu edhe Real Madridi e kanë nisur sezonin në mënyrë të përkryer, me të parët që nuk kanë asnjë humbje në 10 ndeshjet e para, ndërsa mysafirët kanë një humbje.

VendiEstadi Olimpic Lluis Companys

Lajme rreth ekipeve

Barcelona

Xavi ka thënë tashmë në konferencë se Pedri ‘nuk do të rrezikohet’ për El Clasicon e sotme. Ilkay Gundogan ka shumë më shumë gjasa të startojë, por edhe Oriol Romeu është favorizuar shpeshherë për ndeshje të rëndësishme.

Inigo Martinez mund të startojë në vend të Andreas Christensen, pasi bëri përshtypje për të mbajtur portën e paprekur kundër Athletic Bilbao të dielën, por danezi është i favorizuar.

Lamine Yamal luajti gjysmë ore në atë ndeshje dhe duhet të jetë gati për të filluar në El Clasico e tij të parë këtë të shtunë, por më shumë gjasa ka Fermin Lopez.

Real Madrid

Eduardo Camavinga mund të luajë si mbrojtës i majtë këtë fundjavë për të penguar çdo lëvizje të ndërlikuar duke filluar nga krahët. Vizitorët do të mbështeten në fizikun e tyre në qendër dhe do ta shtyjnë topin sa më shumë në gjerësi të jetë e mundur në mbrojtje.

Vinicius dhe Rodrygo duhet të jenë dy të favorizuarit në krye të sulmit, megjithëse përfshirja e Joselu nuk do të ishte befasuese.

Toni Kroos dhe Aurelien Tchouameni – të dy pushuan në mesjavë dhe duhet të jenë gati për të filluar këtë El Clasico, së bashku me Federico Valvderden dhe Jude Bellingham më të avancuar.

Fakte

Barcelona është e pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit në La Liga.

Real Madridi është i pamposhtur në 12 nga 13 ndeshjet e fundit në La Liga.

Në pesë El Clasicot e fundit në La Liga të dy ekipet kanë nga dy fitore dhe një ndeshje është mbyllur me barazim.

Analizë

Real Madridi ka vetëm dy lëndime të mëdha në skuadrën e tyre tani, ndërsa Barcelona ka të tre lojtarë kryesor të lënë jashtë fushës për shkak të lëndimeve.

Nëse Barcelona do të fitonte do t’i afrohej Gironas kryesuese. Nga ana tjetër, një fitore për Los Blancos do të forconte vendin e tyre në krye të tabelës së bashku me Gironan.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...