Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një komunikim me gazetarët sot, tha se ngritja e komisionit të posaçëm antikorrupsion është manovër elektorale.
Sipas Bashës, mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin është mbështetja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Basha tha se për të mbështetur SPAK, PD ka propozuara disa amendamente ligjore, të cilat duhet të votohen nga Kuvendi.
“Ashtu siç paralajmërova ditën e hënë, është e qartë se kjo është një manovër e pastër elektorale. Një Komision që nuk është Komision, ku emrat janë të përcaktuar, vetëm për t’u përpjekur për të shpëlarë aferat korruptive të kësaj qeverie”, tha Basha.
“Nëse duan të mbështesin SPAK-un, kanë gati amendamentet e partisë demokratike”, shtoi ai. “Kjo mazhorancë nuk ka asnjë interes të fuqizojë, apo të ndihmojë institucionalisht, financiarisht dhe nga pikëpamja e kompetencave ligjore SPAK. Por po bëjnë gjithçka për ta dobësuar atë, për ta rrethuar atë, për ta goditur atë, për ta intimiduar atë”, u shpreh Basha.
“PD ka bërë një propozim konkret: Votoni amendamentet për SPAK-un. Janë në Kuvendin e Shqipërisë, futeni në Komisionin e Ligjeve, silleni në Kuvend dhe jemi gatitë bashkojmë votat me Partinë Socialiste për të votuar amendamentet që fuqizojnë SPAK-un, fuqizojnë luftën kundër korrupsionit. Por siç e thash kjo nuk ndodh për një arsye të thjesht, duhet t’i themi, duhet t’i qërojmë gjërat për shqiptarët. Po mos të ishte për korrupsionin e kësaj qeverie, nuk do të kishte pasur nevojë për SPAK”, theksoi Basha.
“E njëjta gjë sa i takon reformës zgjedhore, ne jemi 10 muaj para zgjedhjeve. Kanë 3 muaj që kanë ndërprerë në mënyrë të njëanshme punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Kanë 3 muaj që nuk bëjnë asnjë transparencë në raport me kërkesat dhe me amendamentet e opozitës që nga listat e hapura, vota e di