22/04/2026

“Bashkë Fitojmë”, Berisha e Meta prezantojnë koalicionin për zgjedhjet e 14 majit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Opozita ka dorëzuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në KQZ kërkesën për koalicion në zgjedhjet e 14 Majit. Koalicioni do të mbajë emrin “Bashkë Fitojmë” dhe pjesë e saj janë Partia Demokratike, Partia e Lirisë, Partia Demokristiane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Mësohet se drejtuese politike e koalicionit është Partia Demokratike, ndërsa partia udhëheqëse e koalicionit është Partia e Lirisë.

“Vendosëm: Të formojmë një koalicion opozitar dhe për të konkurruar së bashku në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023. Emri i koalicionit është: “Bashkë Fitojmë”. Shkronjat nistore të Koalicionit do të jenë: “BF”. Drejtuese politike e koalicionit është Partia Demokratike e Shqipërisë e përfaqësuar nga organet drejtuese të saj. Partia udhëheqëse e koalicionit, sipas parashikimeve të nenit 65 e vijues të Kodit Zgjedhor është Partia e Lirisë”, thuhet në marrëveshje.
Në dokumentin e dorëzuar në KQZ është vendosur edhe sigla e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në marrëveshjen për koalicion mes partive është autorizuar kreu i PL-së, Ilir Meta, ose i autorizuari prej tij, që të paraqesë në KQZ kandidatët për kryetarë bashkie, listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit.

Kërkesën për regjistrim e dërgoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari. Ai u shpreh për gazetarët se ky koalicion bashkon të gjithë qytetarët.

Pyetje: “Bashkë Fitojmë”, çfarë do të fitojë PL me PD të rithemelimit ditën e sotme, aleanca u zyrtarizua me këto parti.

Endri Braimllari: E para kemi depozituar sipas afatit ligjor koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Është koalicioni fitues në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Koalicioni që bashkon të gjithë qytetarët dhe kam bindjen maksimale që ky koalicion, “Bashkë Fitojmë” është koalicioni i qytetarëve është për qytetarët dhe do të jetë tmerri i vërtetë i rilindjes më 14 Maj.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...