21/04/2024

Baza e NATO-s në Kuçovë, Rama: Sot jemi në anën e duhur të historisë, Shqipëria merr rëndësi të re gjeostrategjike

të fundit...

- Advertisement -spot_img

 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së tij nga ceremonia e inaugurimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë tha se kjo pikë është një pikë strategjike e rajonit dhe aleancës.

Në nisje të fjalës së tij, Rama ka kujtuar vizitën e udhëheqësit sovjetik Nikita Sejgereviç Hrushovit në vitet 50 në bazën e Kuçovës.

“Jam këtu si përfaqësues i një gjenerate tjetër që pa ndryshimet demokratike. Po i referohem një fragmenti të Zerit të Popullit në maj të 1954-ës kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik. Gazeta shkruante; të vdekur po kërcënenin nga gëzimi dhe lulet atë maj kishin çelur me herët për të pritur Hrushovin.

Në atë kohë Shqipëria në këtë bazë që rihapet sot, konsiderohej si vend strategjik i perandorisë sovjetike përballë botës perëndimore. Këtu në Kuçovë ishin sistemuar një numër jo i vogël avionësh bombardues. Lufta do të niste me bombardimin e Vjenës, Shtutgartit. Sot jemi në anën tjetër. Shqipëria mirëpret aleatët e saj dhe partnerët në një aleancë që është aleancë vlerash në mbrojtje të paqes dhe demokracisë. Unë jam i lumtur sot që këtu janë miq, partnerë aleatë dhe doja t’i falënderoja. Doja të falënderoja ministrin e brendshëm të Italisë, që ka marrë dhe avionë luftarakë me vete”, tha Rama.

Rama nënvizoi se kjo bazë do të shërbejë edhe për të çuar në një tjetër nivel përgatitjen e aviatorëve tanë, ndërkohë që i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike.

Kryeministri theksoi se baza ajrore e Kuçovës është sot është tërësisht e transformuar dhe e gatshme si një bazë e re taktike e NATO-s me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë.

“Një bazë e cila është një tjetër element sigurie për rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, i cili e dimë mirë se është një rajon jo i pa rrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet neoimperialiste të Federatës Ruse”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se riaktivizimi i këtij aeroporti ushtarak është njëkohësisht dhe pjesë e ripërtëritjes së mëtejshme cilësore të flotës tonë ajrore.

“Dy helikopterët e rinj ‘Black Hawk’ si dhe dronët ‘Bayraktar’ janë pjesë e një rritjeje që do të vazhdojë”, tha ai.

Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës.

Punimet për rikonstruksionin e saj nisën në janar të vitit 2022. Prej asaj kohe është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë.

Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.]\

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...