19/06/2024

BE: Borrell do të ketë sot një seri takimesh me Kurtin dhe Vuçiqin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do të pres sot në një seri takimesh për menaxhimin e krizave kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Kështu ka bërë të ditur Bashkimi Evropian në një komunikatë për media.

Sipas njoftimit, diskutimet do të fokusohen në gjetjen e mënyrave për të shtensionuar situatë në veri të Kosovës.

“Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e mënyrave për të shtensionuar situatën aktuale në mënyrë që t’i rikthehet zbatimit të Marrëveshjeve të Dialogut, në veçanti Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e BE-së.

Pas takimeve, Borrell pritet të prononcohet për media.

Kurti dhe Vuçiq kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin urgjent të thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Bruksel.

Vuçiq ka deklaruar se nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se nuk ka kuptim të flas me Kurtin, ndërsa ka shtuar se takohet vetëm me Borrellin.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti njoftoi dje se nga Roma do të udhëtojë për në Bruksel.

Ai ka thënë se do të insistojë për lirimin të 3 policëve të kidnapuar, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Për shkak të situatës së tensionuar në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim krize. Takimi është paraparë të mbahet këtë javë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...