10/09/2025

BE-ja ndihmon me 80 milionë euro Shqipërinë për të përballuar krizën energjetike

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në Tiranë presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen bëri të ditur se Komisioni do të ofrojë edhe për Shqipërinë 80 milionë euro në formë grantesh si mbështeteje buxhetore për përballimin e krizës energjitike. Ajo e bëri këtë njoftim në përfundim të takimit në Tiranë, me kryeministrin Edi Rama.

Ashu si dhe të gjithë Europën, edhe rajoni i Ballkanit për përballet me pasojat e krizës energjitike të shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë. “Ne në BE kemi vendosur që e vetmja përgjigje që mund të japim është me anën e unitetit dhe solidaritetit dhe për shkak e me këtë problem ne përballemi të gjithë së bashku, kjo do të thotë unitet dhe solidaritet edhe më Shqipërinë”, deklaroi presidentja e Komisionit, duke shpjeguar se Shqipëria po ashtu do të përfitojë dhe nga paketa e ndihmës për Ballkanin perëndimor, prej 500 milionë eurosh.
Sipas zonjës Von der Leyen, nga kjo paketë për rajonin do të mbështetet investimi në impiantin lundrues diellor në Vaun e Dejës, modernizimi i Hidrocentralit të Fierzës, si dhe projekti për eficencën energjitike në qytetin Studenti.

Kryeministri Rama tha nga ana e tij se fondi prej 80 milionë eurosh është “një ndihmë e konsiderueshme”, por që megjithatë nuk mund të zgjidhë problemin e sasive të importit që vendi duhet të marrë për të mbuluar nevojat. Ai deklaroi se deri në fund të vitit, shifra për përballimin e çmimeve të larta të energjisë, mund të shkojë deri në 460 milionë euro. “Është një shumë marramendëse për tërësinë e buxhetit tonë, por është një shumë që ka ndihmuar edhe për inflacionin”, nënvizoi kryeministri.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...