19/06/2024

BE-ja vendos ‘masa kufizuese’ ndaj Kosovës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se shtetet anëtare janë dakorduar që të vendosin “masa kufizuese” me efekt të menjëhershëm ndaj Kosovës, por nuk i ka quajtur ato sanksione.

Në një konferencë për media të mbajtur sot, zëdhënësi i BE-së ka thënë se disa nga këto ‘masa kufizuese’ ende janë duke u diskutuar.

“Më lejoni të qartësojë një gjë. Nuk ka sanksione. BE-ja vendos sanksione si masë kufizuese të bazuar në kornizë të qartë ligjore të definuar nga shtetet anëtare, pas një procesi të gjatë të diskutimeve në Këshill. S’ka sanksione ndaj Kosovës, kjo është njëra gjë”- tha ai.

“Ka një sërë masash, apo propozime për një sërë masash. Disa prej tyre tashmë kanë hyrë në fuqi menjëherë. Disa prej tyre janë ende duke u diskutuar dhe vendet anëtare do t’i zbatojnë gradualisht, nëse nuk do të ketë ndryshim të qasjes së autoriteteve të Kosovës. Spektri është relativisht i gjerë”- theksoi ai.

Sipas tij, 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë kërkuar nga palët shtendosje të menjëhershme të situatës në veri.

“Gjëja e dytë, për shkak të eskalimit të fundit që kemi qenë dëshmitarë që nga fillimi i këtij muaji, 27 shtetet anëtare të BE-së, njëzërit kanë thënë se presin shumë qartë, kërkesë e qartë nga BE-ja ndaj Kosovës dhe Serbisë, të deskalojnë tensionet e fundit veçanërisht në veri të Kosovës”- theksoi ai.

Stano ka paralajmëruar edhe pasoja negative për Kosovën në rast se nuk ka shtendosje të menjëhershme të situatës në veri.

“Nëse nuk ka shtendosje të menjëhershëme, po të ketë pasoja, do të ketë pasoja negative për raportet tona”- tha ai.

Dje në mediat në Kosovë kanë qarkulluar disa raportime për vendosje të sanksioneve ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian. BE po kërkon nga Kosova zgjedhje të reja për komunat në veri, largim të policisë ngë objektet komunale si dhe hapa për formimin e asociacionit.

Në anën tjetër kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se dje i ka propozuar shefit të diplomacisë evropian Josep Borrell 5 pika për shtendosje të situatës në veri.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...