08/07/2025

BE s’ka datë për takimin e radhës Kurti-Vuçiq

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ende nuk ka datë të konfirmuar për takimin e radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ndonëse është paralajmëruar janar “i nxehtë” në dialog.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një përgjigje me shkrim për Telegrafin ka thënë se aktualisht nuk ka diçka konkrete për takimin e dy liderëve.

“Do t’ju njoftojmë për çdo takim të ardhshëm të dialogut”, është shprehur Stano.

Ndërsa, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë për Telegrafin se janë të gatshëm dhe të përgatitur për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve.

“Ne kemi treguar gatishmërinë tonë për takime të radhës me qëllim diskutimet për marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”, ka thënë zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu.

Ai ka shtuar se i takon ndërmjetësuesit të BE-së të përcaktojë se kur do të jetë takimi i radhës.

“Ne jemi të vullnetshëm, të gatshëm dhe të përgatitur”, ka përfunduar Kryeziu.

E njohësi i rrethanave politike në vend, Gazmir Raci, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se palët duhet të orientohen në arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve në bazë të planit franko-gjerman deri në fund të marsit të vitit 2023.

Ai ka deklaruar se në këtë dokument nuk përmendet njohja reciproke dhe sipas tij, gjasat maksimale janë që njohja de-jure për Kosovën nga Serbia të jetë kur kjo e fundit të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...