18/06/2024

Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për vrasjen e dy policëve në Podujevë, Alban Dezdari dënohet me 8 vjet burgim

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Bedri Krasniqit lidhur me akuzën për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në vitin 2004 në Podujevë, kurse Alban Dezdari u dënua me 8 vjet burgim për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”.

Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve, u shpall të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, përcjell klankosova.tv.

Sipas aktgjykimit, siç shkruan Betimi për Drejtësi, nuk është provuar se Krasniqi ka kryer veprën penale që i vihej në barrë.

Shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të gjykatës.

Kurse, Dezdari u shpall fajtor dhe u dënua me 8 vjet burigm për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”, kurse u lirua nga akuza për “Vrasje të rëndë e mbetur në tentativë”.

Të njëjtit do t’i llogaritet në dënim edhe koha e kaluar në paraburgim.

Ndryshe, të akuzuar në këtë rast për vrasjen e zyrtarëve policorë kishin qenë edhe Bajram Kiqmari dhe Faik Shaqiri, mirëpo Gjykata Supreme në shtator 2017, kishte nxjerrë aktvendim për lirimin e tyre, pasi sipas kësaj gjykate, dy të akuzuarit ishin gjykuar vite më parë rreth kësaj ngjarjeje dhe se ekziston një aktgjykim për pushimin e hetimeve kundër tyre.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...