08/07/2025

Begaj: Situata e patolerushme në veri të Kosovës duhet të marrë fund

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar një vit të ri sa më të mbarë, të begatë dhe me shëndet e mbarësi për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Luginën e Preshevës, për arbëreshët, dhe shqiptarët kudo në botë.

Begaj në urimin e tij ka thënë se në këto muaj, është përpjekur të jetë sa më pranë qytetarëve dhe do të vazhdojë ta bëjë dëtyrën që zëri i qytetarëve të dëgjohet.
Ai ka thënë se duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin tonë të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti dhe sigurie në hapësirën ku jetojmë.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm për rolin tonë të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti dhe sigurie në hapësirën ku jetojmë. Situata e rëndë dhe e patolerueshme e krijuar në Veri të Kosovës duhet të marrë fund. Provokimet dhe gjuha e kërcënimeve nuk janë gjuha me të cilën mund të flitet, vetëm dialogu dhe respektimi i integritetit të Republikës së Kosovës janë rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve. Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit euroatlantik, për anëtarësimin, sa më të shpejtë të saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, tha ai.
Presidenti Begaj ka falenderuar të gjithë shqiptarët që punojnë për ta bërë këtë vend më të mirë, për një të ardhme më të mirë për familjet dhe vendin e tyre.

“Një mirënjohje e thellë për profesionistët e shëndetit, për humanizmin dhe përkushtimin që kanë treguar në këto kohë kaq të vështira. Mirënjohje për profesionistët e edukimit dhe arsimit, që i janë dedikuar një prej misioneve më sublime të shoqërisë njerëzore, atë të përçimit të dijes; nderim për Forcat e Armatosura, forcat e rendit, ato të ndihmës së shpejtë, zjarrfikësit, për të gjithë heronjtë e heshtur që janë gati të sakrifikojnë jetën e tyre për të shpëtuar jetë të tjera njerëzish……..Respekt për të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në sukseset historike të këtij viti, si çeljen zyrtarisht të negociatave për anëtarësim me BE, pjesëmarrjen aktive të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, rritjen e rolit gjeopolitik të vendit tonë, shpalljen e Xhubletës shqiptare si pasuri e të gjithë njerëzimit, në mbrojtje të UNESCO-s”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...