Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur në takim Ambasadorin e ri të Palestinës në Shqipëri, Sami Nazmi, duke pranuar letrat kredenciale të tij, transmeton Anadolu.
Në një reagim në rrjetet sociale në lidhje me takimin, Begaj ka shkruar se riafirmon qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të zgjidhjes me dy shtete.
“I uroi mirëseardhjen Ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri, Sami Nazmi, dhe pranoi letrat kredenciale të tij, duke i uruar suksese në mandatin e tij. Riafirmoj qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të zgjidhjes me dy shtete dhe shpreh shpresën për paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm në Lindjen e Mesme”, ka shkruar Begaj.