I shokuar me pamjet që po vijnë nga disa qytete të Turqisë, ku nga termeti shkatërrues kanë humbur jetën mbi 900 qytetarë dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Në këto momente të vështira për popullin turk dhe atë sirian ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe njëkohësisht shprehim mirënjohje për ekipet shpëtuese që me punën e tyre po arrijnë të nxjerrin të gjallët nga gërmadhat e ndertesave të rrënuara.
Shpëtimi i jetërave është vepra më fisnike që shpërfaq dhembshurinë dhe humanizmin si vlera më sublime të njerëzimit./rti