25/06/2024

Benzema shkëlqen në debutim te Al-Ittihad, supergol dhe asistim nga ylli francez

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në fillim të kësaj vere, Karim Benzema i dha fund qëndrimit të tij 14-vjeçar në Real Madrid. Francezi vendosi të largohej nga klubi në favor të një lëvizjeje në Arabinë Saudite, ku do të bashkohej me Al-Ittihad.

Sot (e enjte), Benzema bëri debutimin e tij për skuadrën e tij të re pasi Al-Ittihad u përball me Esperanza de Tunis në një miqësore para-sezonale.

Ai luajti një rol të madh, duke dhënë një asistim në pjesën e parë përpara se të shënonte një supergol nga jashtë zonës së 16-metërshit.

Nuk është befasi që Benzema e ka nisur karrierën e tij në Al-Ittihad me stil të mirë.

Ai ende konsiderohet gjerësisht si një nga sulmuesit më të mirë në futbollin botëror dhe kjo nuk ka ndryshuar pavarësisht lëvizjes së tij në Lindjen e Mesme.

Benzema sigurisht që po i tregon Real Madridit atë që i mungon, pasi ata ende nuk kanë zëvendësuar numrin e tyre nëntë të dikurshëm. Kjo mund të ndryshojë në javët e mbetura të afatit kalimtar të verës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...