22/06/2024

Berisha: Do të votëbesohem në referendum

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pasi humbi zgjedhjet e 14 majit, ku Koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 7 bashki nga 61 në total, ish-kryeministri Sali Berisha tha se do të votëbesohet në Kuvend, ashtu siç e përcakton statute i Partisë Demokratike.
Mirëpo sot, kur kanë kaluar 3 muaj nga zgjedhjet vendore, Berisha ka bërë me dije se nuk do të votëbesohet në Kuvend, por ka dalë me një tjetër tezë. Për Berishën, qëndrimi i tij ose jo në krye të Partisë Demokratike, do të vendohet me anë të një referendumi, mirëpo nuk ka asnjë datë konkrete se kur do të ndodhë kjo, raporton A2 CNN.

“Unë nuk votëbesohem në Kuvend, por në referendum. Do të caktohet një datë. U bë mbledhja e kryesisë, u bë mbledhja e Këshillit Kombëtar, u miratua rezoluta. Tani duhet të mblidhet kryesia dhe duhet të përcaktojë agjendën e veprimeve. Është i pashmangshëm. Votëbesimi është ligj absolut, kjo është”, tha Berisha.
Statuti i Partisë Demokratike parashikon se në rast të humbjes së zgjedhjeve vendore, kryetari i Partisë do duhet të votëbesohet, e ndërsa për humbjen në zgjedhjet parlamentare do duhet të japë dorëheqjen.

Grupi i tij, në 12 gusht ka nisur të ashtuquajtur “analiza e humbjes” që do të zgjasë 40 ditë, pra do të mbyllet në fund të muajt të shtator. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...