Ish-kryeministri dhe bashkë-drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha vazhdon të mos e pranojë humbjen e thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit në Shqipëri.
Pas akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama se ka blerë votat me banda kriminale, ai ka lëshuar akuza të forta për Enkelejd Alibeajn, i cili dha dorëheqjen nga detyra e tij si kryetar në detyrë i Partisë Demokratike (PD).
I shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, Berisha tha se Alibeaj është shpërblyer nga Rama me një shumë parash prej 220 mijë eurosh.
I përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PD-së prej më shume se një viti, Berisha, i cili nisi një lëvizje jashtë partisë të quajtur “Rithemelimi”, tha më tej se ish-kryetari i dorëhequr i PD-së Lulzim Basha dhe Alibeaj, u përdorën në mënyrën më të pamëshirshme për të goditur opozitën shqiptare./telegrafi






