Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama nuk ja ka dalë të arrijë qëllimin e tij kryesor, asgjësimin e opozitës shqiptare.
Sipas tij, sot opozita është më e fortë se kurrë.
“Edi Rama, sot kryeministri më i korruptuar i planetit, ka përdorur të gjitha mjetet për të marrë peng opozitën. Ka përdorur agjenturë ruse, ka përdorur diplomatë të korruptuar, ka përdorur një monstër siç është Xhorxh Sorosi, për asgjësimin e PD-së”, u shpreh Berisha.
Sipas kryedemokratit, forca e tyre qëndron te idealet.
“Ato janë të përjetshme sa ç’janë kombet të përjetshme. Ato do jetojnë aq sa do jetojë kombi shqiptar. PD do mbetet besnike e përjetshme e tyre”, tha Berisha.