05/10/2024

Bërnabiq: Presim qasje dhe masa ndryshe ndaj Kosovës pas zgjedhjeve në BE dhe SHBA

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se pret që, pas formimit të institucioneve të reja evropiane dhe pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor, qasja e Perëndimit ndaj Kosovës të ndryshojë dhe ajo të përballet me “masa ndryshe”.

“Nëse arrijmë të ruajmë paqen, t’u bëjmë ballë të gjitha provokimeve, të cilat janë të tmerrshme, mund të presim, mendoj, masa krejtësisht ndryshme dhe qasje tjetër ndaj Prishtinës”, tha Bërnabiq për Radio Televizionin e Serbisë.

Ajo tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po “përdor qetësinë në punën e institucioneve evropiane” para se të formohen institucionet e reja, për të “shkaktuar konflikt të armatosur” në Kosovë.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian (PE) u mbajtën në qershor dhe në fund të vjeshtës do të fillojë mandati pesëvjeçar i Komisionit të ri Evropian (KE).

“PE-ja është formuar, KE-ja duhet të formohet, por as PE-ja nuk po punon me kapacitet të plotë. Kemi zgjedhje në SHBA në nëntor dhe ai po e shfrytëzon këtë”, tha Bërnabiq për Kurtin, duke iu referuar veprimeve të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës muaj më parë dhe synimit të saj për ta hapur urën mbi lumin Ibër.

Bërnabiq shtoi se “aleatët më besnikë të Prishtinës” tani kanë një qëndrim më kritik ndaj Kosovës dhe Albin Kurtit se më parë, pasi Shtetet e Bashkuara dhe vende të BE-së i kanë kritikuar haptazi veprimet e Kurtit në veriun e banuar me shumicë serbe, duke i cilësuar si të “njëanshme” dhe të “pakoordinuara”.

Beogradi i ka cilësuar si “akte kriminale” që synojnë “persekutimin e serbëve” mbylljen e institucioneve paralele serbe në veriun e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...