08/07/2025

Biden do të vizitojë Poloninë javën e ardhshme, por nuk do të hyjë në Ukrainë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Poloninë javën e ardhshme – 1 vit pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës – por nuk do të kalojë në Ukrainën e afërt.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka thënë se presidenti amerikan do shkojë në Varshavë, Poloni, ku vitin e kaluar ai mbajti një fjalim në Kështjellën Mbretërore të qytetit në mbështetje të përpjekjeve të mbrojtjes së Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Jean-Pierre shtoi se presidenti do të takohet me banorët e vendit dhe udhëheqësit e vendeve të krahut lindor të NATO-s.

Ajo shtoi se ky takim do të përdoret për të “riafirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sigurinë e aleancës”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...