19/04/2024

Biden fiton në Michigan, pavarësisht votës së konsiderueshme proteste për qëndrimin e tij ndaj luftës në Gaza

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti amerikan Joe Biden ishte parashikuar të fitojë me lehtësi zgjedhjet presidenciale demokrate në Michigan, pavarësisht nga një votë e konsiderueshme proteste për qëndrimin e tij ndaj luftës në Gaza, shkruan BBC.

Aktivistët kanë kaluar javët e fundit duke u kërkuar demokratëve të votojnë “të paangazhuar”, dhe dhjetëra mijëra zgjodhën ta bëjnë këtë, transmeton Telegrafi.

Kjo tejkaloi shumë pritshmëri, megjithëse projeksioni i fundit i CBS News sugjeron se Biden fitoi 80 për qind të votave në përgjithësi.

Ai falënderoi çdo banor të Michigan-it që bëri që zëri i tyre të dëgjohet sot”.

SHBA është një aleat i Izraelit, duke i ofruar miliarda dollarë ndihmë ushtarake.

Në fillim të këtij muaji, SHBA-ja vuri veton ndaj një rezolute të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, ndërsa propozoi një draft të vetin, duke kërkuar një armëpushim të përkohshëm.

Pozicioni i SHBA-së ka zemëruar shumë njerëz, duke përfshirë edhe vetë partinë e Bidenit, të cilët duan që presidenti të mbajë një qëndrim më të fortë kundër fushatës ushtarake të Izraelit.

Në një deklaratë që nuk i referohej votës së protestës kundër tij, ai përshëndeti arritjet e administratës së tij në shtet dhe nisi një sulm kundër rivalit të tij Donald Trump. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...