22/10/2024

Bislimi: Kthimi i Listës Serbe në Kuvend e demaskoi Beogradin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, i cili njëherësh është i ngarkuar edhe me procesin e dialogut me Serbinë në Bruksel, ka folur për Listën Serbe.

Ai ka thënë se kthimi në Kuvendin e Kosovës dëshmon se largimi i tyre ka qenë pjesë e strategjisë së Beogradit dhe është demaskim i lojërave të ndyra të autoriteteve të Serbisë para komunitetit ndërkombëtar, por edhe vetë qytetarëve serbë, të cilët e kanë votuar këtë subjekt politik.

“Për mua kthimi i Listës Serbe sot në Kuvend apo zëvendësimi i ulëseve nga vet ata, është demonstrim i qartë i argumentit tonë se largimi i tyre nuk ka pasur kurrfarë baze pakënaqësie eventuale por ka qenë pjesë e strategjisë së Beogradit. Nga momenti i largimit deri në momentin e kthimit nuk ka ndodhë kurrfarë ndryshimi. Rrjedhimisht, siç e kanë thënë vet ata, kjo është pjesë e strategjisë së tyre, pra po tregojnë se janë duke ndërtuar strategji për të dobësuar funksionalizimin e institucioneve tona”, ka theksuar Bislimi në një intervistë në “RTK Prime”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...