19/04/2024

Bislimi me kritika për Lajçakun: Demonstroi qasje jo të drejtë dhe jo neutrale

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëvendëskryeministri dhe kreu i ekipit negociator në dialog me Serbinë, Besnik Bislimi, ka drejtuar kritika për të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në platformën X, Bislimi ka thënë se qasja e Lajçak në procesin e normalizimit, është jo e drejtë dhe jo neutrale.

Po ashtu Bislimi ka thënë se Lajçak nuk ka përmendur se në kuadër të delegacionit me të cilin ishte takuar ishin kryesisht përfaqësues të OJQ-ve nga Kosova, “të cilët në mënyrë aktive dhe të hapur avokojnë kundër integrimit të qytetarëve serbë në jetën ekonomike dhe sociale të Kosovës”.

Emisari Lajçak ka postuar nga takimi i mbajtur me NCEU (National Convention on European Union in Serbia), disa orë para raportimit në PSC (Political and Security Committee) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ka vendosur të mos përmend se bëhet fjalë për NCEU në Serbi. Megjithatë, delegacioni përbëhet kryesisht nga OJQ-të serbe nga Kosova, të cilat në mënyrë aktive dhe të hapur avokojnë kundër integrimit të qytetarëve serbë në jetën ekonomike dhe sociale të Kosovës. Z. Lajçak duhet të na shpjegojë nëse në narrativën e tij, OJQ-të serbe nga Kosova janë pjesë e NCEU Serbia dhe nëse NCEU Serbia bie nën ombrellën e tij. Një tjetër demonstrim i fortë i qasjes ‘të drejtë’ dhe ‘neutrale’ të zotit Lajçak ndaj palëve në procesin e normalizimit”, shkroi ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...