08/07/2025

Bislimi: Raporti i KE-së më i miri ndonjëherë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thëtë se raporti i Komisionit Europian, për vitin 2022, është ndër më të mirët ndonjëherë për Kosovën, por dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kjo siç shkruan Bislimi, meqë ky raport, fillon me specifikat e stabilitetit politik, me ç’rast, dhe mburret duke përmendur që në një vit, Qeveria Kurti, sipas tij, u ka dhënë zgjidhje problemeve që kanë ekzistuar për vite me radhë dhe që kanë qenë kërkesa të vetë BE.

”Raporti për vendin 2022 i Komisionit Evropian, është ndër më të mirët ndonjëherë për Kosovën dhe ndër më të mirët në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e mbajtur në kuadër të diskutimit në tryezën “Agjenda Evropiane 2022″ fola mbi të arriturat e evidentuara në raportin për vendin 2022 të Komisionit Evropian.

Raporti fillon me theksimin e stabilitetit politik. Tregon se Qeveria është gjetur e përgatitur për të përballuar më së miri situatat të cilat kanë ardhur si ndikim nga jashtë. Raporti tregon edhe se Qeveria ka patur qasje të mirë dhe ka treguar maturitet fiskal në këto periudha, për t’i rezistuar masave populiste, ku raporti i Komisionit Evropian evidenton si shembull rastin e tërheqjes së trustit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...