23/07/2024

Blinken sot takon Mahmud Abazin: Konflikti nuk duhet të përhapet

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pas vizitës në Izrael, të përshkruar si shenjë e qartë solidariteti dhe mbështetjeje për vendin që përgatitet t’i përgjigjet sulmeve vdekjeprurëse të grupit militant Hamas, sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken shtrëngon duart në “tokë asnjanëse”, në Aman, me kreun e autoritetit palestinez Mahmud Abaz.

Blinken nisi sot një turne nëpër kryeqytetet arabe, ndërsa kërkon të krijojë presion mbi Hamasin, kur Izraeli përgatit një ofensivë masive të mundshme në Rripin e Gazës. Shefi i diplomacisë amerikane do të takohet me Mbretin e Jordanisë Abdullah II, një partner i hershëm i SHBA-së dhe pas bisedës me Mahmud Abazin, do të vizitojë Katarin, Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Katari, ku ai udhëton direkt pas Jordanisë, ka pasur prej kohësh lidhje me Hamasin dhe shihet si ndërmjetës i mundshëm në përpjekjet për lirimin e pengjeve. Mesazhi që Blinken do të përcjellë atje dhe në vendet e tjera arabe është i qartë: Të gjithë duhet të japin ndihmën e tyre që konflikti të mos përhapet. Po kështu, të përdorin cdo mjet për të ndihmuar që Hamasi t`i lërë të lirë dhjetëra personat e marrë peng.

Blinken shkon në këto vende edhe me zotime afatgjata për të ardhmen. “Ne do të diskutojmë gjithashtu se si mund të vazhdojmë të bëjmë realitet vizionin tonë për një rajon më paqësor, më të begatë, më të sigurt e më të integruar”, citohet të ketë thënë ai. Gjatë sulmeve të Hamasit në Izrael humbën jetën edhe të paktën 25 shtetas amerikanë. Më herët, në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres tha se është në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqësit në Lindjen e Mesme dhe se është i shqetësuar për një shtrirje të mundshme të konfliktit në rajon.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...