Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka marrë pjesë në takimin e Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Bogujevci u shpreh se Kosova duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës dhe tha se qëndron shumë më mirë se plot vende anëtare, njofton Klankosova.tv.
“Si vend mendojë qe kemi dëshmuar mirë, duke filluar nga Kushtetuta dhe ligjet që i kemi në fuqi, qëndrojmë shumë më mirë se edhe plotë vende anëtare në Këshillin e Evropës”.
“Edhe gjatë diskutimit që bëhen brenda Asamblesë Parlamentare, shihet se ne qëndrojmë shumë më mirë si vend. Pas aplikimit, natyrisht se kemi qenë të angazhuar në vazhdimësi për të parë se si është disponimi, kështuqë nuk ka asnjë dilemë të vetme për rëndësinë, por edhe që e shohin që doemos që Kosova duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës”, është shprehur Bogujevci.