25/02/2024

Bora dëmtoi rrjetin elektrik, KEDS: Kemi rikthyer shumë linja në funksion, po përpiqemi të intervenojmë edhe në zonat ku qasja është më sfiduese

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka njoftuar të shtunën se bora e dendur e shoqëruar me erëra të fuqishme që ka përfshirë vendin ka shkaktuar dëme në rrjetin elektrik.

Sipas njoftimit për media, dëme janë shkaktuar veçanërisht në zona malore.

Nga KEDS-i kanë deklaruar se ekipet që nga mëngjesi në numër të shtuar, kanë punuar pa pushim dhe kanë rikthyer shumë linja në funksion.

“Megjithatë, po përpiqen të intervenojnë edhe në zonat ku qasja është më e vështirë dhe më sfiduese”, thuhet në komunikatë.

“Ju lutemi për mirëkuptim, duke falënderuar njëkohësisht ekipet tona për punën e shkëlqyer që po bëjnë në kushte të vështira atmosferike. Kërkojmë vëmendjen e të gjithëve për një kujdes të shtuar!”.

KEDS-i gjatë ditës ka njoftuar se si pasojë e motit të ligë janë shkaktuar disa dëme, kryesisht në shtylla dhe në përçues elektrikë duke bërë kështu që të ketë probleme me furnizim të rregullt me energji elektrike.

Sipas KEDA-it, distriktet më të prekura janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Prizreni

“Ekipet e KEDS-it gjenden në terren dhe po punojnë pandërprerë në mënyrë që ta kthejnë në normalitet gjendjen me furnizim me energji elektrike. KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët dhe i siguron që në një afat sa më optimal do të rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike”, thuhej në njoftim./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...