22/11/2024

Borrell pas heqjes së barrikadave: Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve, dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka folur pas heqjes së barrikadave në veri.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Twitter, Borrell tha se diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës.
Tutje theksoi dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje.

“ Mirë se vini lidershipin e përgjegjshëm të Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti. Bashkimit Evropian, e SHBA-së dhe punës ekipore. Faleminderit të gjithë të përfshirëve! Tani kemi nevojë për përparim urgjent në Dialog”, shkroi Borrell.

Ndryshe, pasditen e së enjtes ka nisur largimi i barrikadave në fshatin Rudarë, i cili gjindet në komunën e Zveçanit.

Rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë – ishin bllokuar që nga 10 dhjetori.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...