Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është deklaruar pas takimit me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ku diskutuan lidhur me situatën e tensionuar gjatë ditëve të fundit në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të vendit, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Borrell tha se situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme, teksa ka shprehur nevojën urgjente për de-përshkallëzimin dhe zgjidhjen përmes dialogut.
“Takova kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë për të diskutuar tensionet në veri të Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”, shkroi ai.
Në anën tjetër, kryeministri Kurti bëri të ditur se u ka të qartë bërë Borrellit dhe Lajçakut se “do të kishte pasur mirëkuptim nëse protesta e serbëve në veri do të ishte paqësore”.
“Duhet të jenë kryetarët në objekte të komunave. Nuk është mandat katërvjeçar i tyre, është vetëm dy, por nuk është e thënë të jetë as aq. Kam biseduar me përfaqësuesin e lartë Borrell dhe me emisarin Miroslav Lajçak, u thashë se po që se protestat do të ishin paqësore do të kisha mirëkuptim. Por, jo me banditë që shkruajnë shkronjën ‘Z’ e që bërtasin në gjuhën serbe ‘vrit, vrit’. Nuk ua dorëzojmë Republikën demokratike këtyre banditëve fashitë. Nëse duan protesta paqësore, atëherë kanë një kryeministër që ka qenë gjithë jetën aktivistë politikë, jam i gatshëm t’i dëgjojë e të pajtohem me ta ndoshta’ “, ka thënë Kurti./sinjali