25/04/2025

Çeku publikon një përmbledhje të shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës nga Serbia

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka publikuar të shtunën një përmbledhje nga shkatërrimi i qëllimshëm i trashëgimisë kulturore të Kosovës nga agresioni serb gjatë luftës së viteve 1998/99.

Përmes një postimi në Twitter, Çeku ka thënë se për këto humbje që kë pësuar Kosova deri tani nuk është kërkuar falje, s’është marrë asnjë përgjegjësi, asnjë kompensim nuk është dhënë e asnjë drejtësi nuk është vënë në vend.

Krahas shifrave, ai ka publikuar edhe fotografi të objekteve të shkatërruara.

“1788 objekte të trashëgimisë kulturore të dëmtuara/shkatërruara, mbi 3000 artefakte muzeale të vjedhura, 1.7 milionë libra shqip dhe 175 biblioteka publike të djegura/shkatërruara, mbi 25 mijë dosje të dokumentacionit të trashëgimisë të marra”, ka shkruar Çeku, duke shtuar se edhe qindra vepra arti janë vjedhur, djegur ose dëmtuar. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...