22/07/2024

Çështja e dinarit, avokatë serbë ankohen në Gjykatën Kushtetuese

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një grup prej katër avokatëve serb kanë dorëzuar këtë të martë në orën 12 një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Avokati nga Gjilani, Vasilije Arsiq, tha se kërkesa e tyre ka të bëjë me Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, për operacione me para të gatshme, që hyri në fuqi më 1 shkurt, dhe i cili dokument e bënë euron valutën e vetme të vlefshme në Kosovë, përderisa përjashtohet dinari i Serbisë.
Arsiq, theksoi se kanë kërkuar që Kushtetuesja të pezullojë vendimin e BQK-së, deri te një vendim final me të cilin do gjykohej nëse rregullorja ka shkelur apo jo Kushtetutën e Kosovës.

Nga ana e tij juristi Dragutin Neneziq, i tha portalit Kossev, se me dërgimin e kësaj kërkese, më saktësisht mëtimi që ata kanë që së pari të pezullohet rregullorja, është mënyra për të dalur nga situata aktuale, që është me dinarin.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...