07/07/2025

Çfarë është gripi sezonal?

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

 

Shkruan: Dr. Lis Kusari – Mjek i përgjithshëm

Gripi (Influenca) është sëmundje infektive e trektit respirator e shkaktuar nga viruset e Influencës.

Fjala “Infuenza” rrjedhë nga gjuha latine që dmth “ndikim” shembull: “infulenza di freddo”-“ndikim i të ftohtit”Gripi ndodh sezonalisht kryesisht në periudhën e ftohtë të vitit, në përgjithësi në një sezonë 5-15% e popullsisë sëmuren nga gripi.Simptomat e gripit varijojnë nga të lehta deri në të rënda dhe shpesh përfshijnë: ethe, temperaturë, dhimbje të fytit, dhimbje muskulore, dhimbje koke, kollë, lodhje, plogështi etj.Këto simptoma fillojnë nga 1-4 ditë pas ekspozimit ndaj virusit dhe zgjasin 2-8 ditë e më shumë.Simptomë tjetër mund të jetë edhe diarreja (barkqitja) dhe vjelljet mund të shfaqen zakonisht të fëmijët dhe të moshuarit.Gripi mund të përparoj në Pneumoni të cilën e shkaktojnë virusi ose ndonjë infeksion bakterial pasues.Komplikime të tjera të infeksionit përfshijnë: Çrregullimet e frymëmarrjes, Meningjitin, Encefalitin, Aneminë, përkeqsimin e sëmundjeve kronike para-ekzistuese si astma, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, obeziteti, etj.

1. Sa lloje të gripeve sezonale mund të shfaqen tek pacientët?

Ekzistojnë 4 lloje të gripit:

  1. Influenca A ( e shkaktuar nga virusi i influencës A, gjinia Alfa influenca virus)Është përgjegjës për shumicën e rasteve me sëmundje të rënda, për epidemitë sezonale. Infekton njerëzit e të gjitha moshave por më së shumti të moshuarit, fëmijët dhe ata që kanë probleme kronike. Rezervuari kryesor janë shpezët por gjendet edhe tek gjitarët.
  1. Influenca B ( e shkaktuar nga virusi i influencës B, gjinia Beta influenca virus)Infekton të gjitha moshat e sidomos fëmijët. Rezervuari kryesor janë: kuajt, qentë, derrat etj.
  1. Influenca C ( e shkaktuar nga virusi i influencës C, gjinia Gama influenca virus)Infekton zakonisht fëmijët dhe është asimptomatik ose me simptoma të lehta.
  1. Influenca D ( e shkaktuar nga virusi i influencës D, gjinia Delta influenca virus)

Nuk dihet të shkaktojë sëmundje tek njerëzit. Rezervuar janë: bagëtitë dhe derrat.

3.Cilat janë shenjat e gripit sezonal?

 Shenjat e zakonshme të gripit sezonal janë:

Temperaturë e lartë, lodhje, plogështi, rrjedhje të hundëve, dhimbje fyti, kollë, teshtitje, barkqitje, vjellje, dhimbje koke, dhimbje barku, dhimbje të nyjeve, dhimbje muskujsh, etj.

4.A mund t’i shpëtojmë gripit sezonal?

 Është vështirë të thuhet se mund t’i ikim gripit sezonal por ajo çfarë mund të bëjmë ne është të përgaditemi për sezonën e gripit duke u kujdesur për të ushqyerit të jetë i shëndetshëm, gjumin ta bëjmë të mjaftueshëm sepse të dyja ndikojnë në imunitetin e organizmit, ta mbajmë pastërtinë si personale ashtu edhe të ambientit etj.

5. Si transmetohet gripi sezonal?

Gripi sezonal si sëmundje infektive transmetohet nga personi në person nërmjet kollës, teshtimës dhe kontakteve fizike pra kryesisht në rrugë ajrore.

6. Cilat mosha janë më të prekura nga gripi sezonal?

Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët.

Por disa njerëz janë në rrezik më të madh për t’u infektuar me virusin e gripit sezonal si: Fëmijët e vegjël deri në 5 vjeç,

Të moshuarit 65 vjeç e sipër,

Gratë shtatzëna (panvarësisht moshes)

Të sëmurët me sëmundje kronike (panvarësisht moshes) siç janë personat me sëmundje kardiovaskulare (hipertension, hypotension etj.), diabet, personat që trajtohen me kemoterapi, personet me sëmundje respiratore (të mushkërive).

Statistikat nga interneti:

5-15% e popullsisë në një sezonë preket nga gripi, vlersohet se mbi 600 milion njerëz sëmuren nga gripi çdo vit, në shumicën e rasteve gripi shërohet pa vështirësi por tek personat me koplikacione në disa raste mund të shkaktoj edhe fatalitet.Pergjatë viteve numri i të prekurve nga gripi sezonal shkakton rënie dhe ngritje në varësi të situatës.P.sh në vitin 2018,në laboratorët e Qendrës Kombëtare të gripit prej fillimit të sezonit të gripit 322 persona kishin rezultuar pozitiv.Sipas tipit 165 raste janë pozitive në Influenzën A dhe 99 në Influenzën B. Gjatë kësaj kohe pra gripi sezonal kishte shenuar rënie të vazhdueshme të intensitetit.Edhe përgjatë vitit 2019 situata ka vazhduar të jetë e mirë menaxhuar sa i përket gripit sezonal edhe pse në krahasim me vitin me parë ka pasur një rritje të intensitetit.Në testimet e bëra prej ku ishin testuar gjithsej 522 mostra të dyshuara për grip 214 rezultuan pozitive me gripin A dhe 216 pozitive me gripin B.

7. Amund të jetë vdekjeprurës gripi sezonal?

Po, fatkeqësisht gripi sezonal mund të jetë edhe vdekjeprurës, kjo mund të ndodhë tek personat që kanë pasur sëmundje kronike para-ekzistuese dhe imunitet shumë të dobët, ndikimi i gripit bën që të çrregullohen sistemet të cilat veqse kanë pasur sëmundje kronike siç janë personat me sëmundje kardiovaskulare (hipertension, hypotension etj.), diabet, personat që trajtohen me kemoterapi, personet me sëmundje respiratore (të mushkërive).

8.A do të jetë sezon serioz i gripit?

Nuk mund të themi sakt apo të parashihet kjo por mund të themi që kjo nvaret nga temperaturat që do varijojnë në vendin tonë.

9.Preventivat që duhet ti ketë parasysh pacienti për tu mbrojtur nga gripi? Preventivat që duhet ti ketë parasysh pacienti për tu mbrojtur nga gripi janë: Mbulimi i hundës dhe gojës kur kollitemi ose teshtijmë me faculetë.Larja e duarve shpesh me sapun dhe ujë ose përdorimi i dezinfektuesve. Shmangja e prekjes e syve, hundës dhe gojës.Shmangia e kontaktetve me njerëzit e sëmurë.

Ushqyerja e shëndetshme duke përdorë më shumë vitamin Aktiviteti fizik

Gjumi i mjaftueshëm.

Pastrimi dhe dezinfektimi i mjedisit ku banojmë

Përveç masave të përditshme parandaluese është edhe vaksinimi dhe drejtimi tek Mjeku. Vaksinimi bëhet në muajt tetor deri në dhjetor

10.A duhet të shmangim komunikimin në sezonin e gripit?

Po, duhet të shmangim sa më shumë të jetë e mundur kontaktin fizik, peferohet qëndrimi në shtëpi, pushimi, përdorimi i lëngjeve dhe ushqimet e duhura.

11.A ka pasoja ekonomike gripi?

Gripi përveç ndikimit në shëndetin individual dhe familjar, ka edhe pasoja ekonomike negative në shoqëri.

Studimet botërore kanë treguar që numri mesatar i ditëve të humbura të punës është 4-6 ditë për person të prekur me gripin sezonal, gjithashtu edhe me një ngarkesë më të lartë në sistemit shëndetësor dhe rritje e konsumit të barnave.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...