09/03/2025

Çfarë mund të bëni për të përmirësuar gjendjen tuaj psikologjike gjatë natës?

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Për t’u bërë më të lumtur… 10 fraza që mund t’i përsërisni çdo ditë

Përsëritja e disa fjalive çdo ditë ndihmon një person të riformulojë mendimet e tij, të adoptojë një këndvështrim optimist dhe të zhvillojë vetëbesim.

Përsëritja e pohimeve ose e frazave pozitive mund të ndihmojë në riformulimin e mendimeve të një personi dhe të kontribuojë në zhvillimin e tyre të një këndvështrimi optimist. Përsëritja e pohimeve rregullisht mund të ndihmojë në zhvillimin e vetëbesimit. Sipas asaj që u botua nga Times of India, ka 10 fraza që përsëriten çdo ditë, do ta bëjnë një person të arrijë një pikë afër një versioni më të shëndetshëm dhe më të lumtur të vetes:

  1. “Unë mund të arrij çdo qëllim që e kam në mendje.”

Një nga çelësat e suksesit është besimi i një personi se ai mund të kapërcejë çdo pengesë. Përsëritja e kësaj fraze ndihmon në tejkalimin e vështirësive të shkaktuara nga vetëdyshimi, të cilat mund të rrisin vetëbesimin dhe të përmirësojnë shëndetin mendor.

  1. “Unë jam gjithmonë në rrugën e duhur.”

Ndonjëherë, një person mund të ndihet i humbur ose prapa, por ky pohim i ndihmon të përqendrojë mendjen e tij, duke i siguruar që gjithçka po ndodh ashtu siç duhet. Besimi se një person është pikërisht aty ku duhet të jetë, redukton ankthin dhe rrit aftësinë për të qenë i durueshëm.

  1. “Unë meritoj gjërat më të mira”

Kur një person i kujton vetes se është i denjë për dashuri, lumturi dhe sukses, ai mund të ndjekë ëndrrat e tij me besim. Përdorimi i përsëritjes së kësaj fraze çdo ditë rrit vetëvlerësimin e një personi dhe madje mund t’i frymëzojë ata të jetojnë një jetë më të kënaqshme që është në përputhje me vlerat e tyre të qenësishme.

  1. “Unë tërheq, jo ndjek”.

Në jetë, ideja për të ndjekur, gjërat qoftë sukses, dashuri apo vërtetim mund të duket rraskapitëse. Përsëritja e përsëritur e kësaj fjalie mund të ndihmojë në zhvendosjen e të menduarit nga dëshpërimi në siguri dhe qetësi. Ky besim e lejon njeriun t’i qaset jetës nga një vend paqeje, gjë që ndikon drejtpërdrejt në uljen e niveleve të stresit dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

  1. “Unë jam vazhdimisht në zhvillim”

Meqenëse të gjithë janë një punë në progres, kjo frazë nderon zhvillimin individual. Përsëritja e tyre promovon një mentalitet rritjeje, në të cilën njeriu e shikon çdo përvojë, pavarësisht sa e mirë apo e vështirë, si një mundësi për t’u përmirësuar.

  1. “Unë mësoj nga gabimet e mia”

Ndërsa gabimet janë të pashmangshme për të gjithë, jo të gjithë i shohin ato si momente mësimore. Kjo frazë inkurajon pranimin e gabimeve si pjesë e domosdoshme e të mësuarit.

  1. “Unë jam një person me fat”

Një person mund të tërheqë më shumë gjëra pozitive në jetën e tij duke besuar në fatin e tij të mirë. Mendimi pozitiv është i lidhur me përmirësimin e njohjes dhe funksionimin e sistemit imunitar.

  1. “Unë e meritoj dashurinë e vërtetë.”

Dashuria është thelbësore për shëndetin emocional dhe fizik. Prandaj, duke i pohuar vazhdimisht vetes se një person është i denjë për dashurinë e vërtetë, ai e bën atë të besojë në idenë se ai është i denjë të përfshihet në marrëdhënie reale, të thella dhe autentike.

  1. “Unë krijoj versionin më të mirë timin.”

Është e rëndësishme që dikush të kujtojë se është duke punuar vazhdimisht për të qenë versioni më i mirë i vetes. Përsëritja e përsëritur e kësaj thënie nxit dashurinë për veten dhe inkurajon zhvillimin personal.

  1. “Po bëhem më i shëndetshëm dhe më i lumtur çdo ditë”.

Shëndeti është një praktikë e përditshme dhe kjo frazë kontribuon në rritjen e fokusit të një personi në arritjen e përparimit. Përsëritja e saj i kujton një personi se çdo hap i vogël qoftë ka rëndësi   te zgjedhja e një vakti të ekuilibruar, shëtitja apo edhe meditimi për pesë minuta.

Përktheu dhe përshtati në gjuhën shqipe: Ma. Vehbi Shatri

https://www.alarabiya.net/medicine-and-health/2024/10/06/

 

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...