07/11/2024

Çfarë ndodh nëse i hani farat e shalqirit?

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shalqiri është fruti i preferuar për shumicën e njerëzve gjatë stinës së verës dhe shumë prej tyre pyesin nëse ngrënia e farave është e shëndetshme.

Ju mund të mendoni se nëse përbini një farë të shalqirit mund të rritet një në barkun tuaj, por jo.

Mes shumë dilemave që kanë njerëzit a ka arsye legjitime shëndetësore për t’i shmangur farat e një shalqiri?

Nëse gëlltitni disa fara shalqini, ju duhet të jeni absolutisht mirë. Në fakt ju mund të merrni disa dobi shëndetësore.

“’Farat’ e bardha në një shalqi pa fara janë në të vërtetë shtresa boshe, ku një farë nuk është pjekur plotësisht”, tha për Verywell Toby Amidor, duke shtuar se ato janë të sigurta për t’u ngrënë.

“Farat e zeza në një shalqi të zakonshëm janë fara të pjekura, pjellore që do të mbijnë në një bimë shalqini nëse do të mbillni disa në tokë. Ato janë të sigurta për t’u ngrënë dhe do të kalojnë nëpër trupin tuaj, pasi janë fibra të patretshme”.

Burime të tjera të fibrave të tretshme përfshijnë fasulet e zeza dhe avokadot.

Për shumicën e njerëzve, është krejtësisht e sigurt dhe e shëndetshme të gëlltisni çdo lloj farë shalqini. Farat e shalqinit janë burime natyrale të shumë lëndëve ushqyese, duke përfshirë hekurin, folatin dhe niacinën.

“Derisa ato nuk janë shumë të këndshme për t’u ngrënë vetë, farat e shalqirit në fakt mund të ofrojnë një nxitje të madhe ushqyese”, tha për Verywell Kacie Barnes, një dietologe e regjistruar në Dallas.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...