09/06/2025

Chollet i kërkon Kurtit ta pranojë propozimin evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, ka bërë të ditur se ka biseduar sonte me kryeministrin Albin Kurti.

Chollet përmes një postimi në Twitter i ka kërkuar atij që Kosova ta pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

”Sot fola me Albin Kurtin për të diskutuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës që ta pranojë atë. Ndër temat kryesore ishte edhe partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet.

“Ne diskutuam gjithashtu për rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe ecjen përpara me diskutimet për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në kontekstin e Dialogut me Serbinë dhe nevojën që serbët e Kosovës të kthehen në institucione”, ka shkruar Chollet në një tjetër reagim./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...