Stjuardesat, duket se nuk janë në avion vetëm për të dhënë udhëzime dhe lajme të mira për pasagjerët, por edhe për të bërë paralajmërime.
Përpos sugjerime për të mos u ulur te pjesa e dritares apo në mesin e pjesës së avionit ku kalojnë pasagjerët për nevojat e tyre dhe ekuipazhi i avionit, ka një vend që nuk duhet ta prekni për shkak të pranisë së madhe të mikrobeve dhe papastërtive.
E gjeni dot për çfarë bëhet fjalë?
Ky vend është xhepi që shihni në pjesën e pasme të sediljeve në linjat ajrore. Nëse e keni ndarë mendjen të shfletoni revistat apo fletëpalosjet që gjenden zakonisht në to, më mirë mos e bëni.
Në të kundërt, përgatituni që të keni pranë një çantë me të gjitha gjërat tuaja të nevojshme që duhen për të pastruar vendin dhe minimizuar sa më shumë kontaktin me këtë pjesë të avionit.
Stjuardesat thonë se kurrë të mos e përdorni këtë xhep të sediljeve për ta prekur apo për të vendosur gjëra të ndryshme në të.
Ndonëse ajo pastrohet nga punonjësit e mirëmbajtjes dhe pastërtisë, aty mund të gjenden lloj lloj gjërash, nga çamçakëzi, te bërthamat e frutave, ëmbëlsirat gjysmë të konsumuara etj.
Për sigurinë tuaj, ndoshta mendoni që të lini telefonin, laptopin apo iPadin tuaj atje, por me gjasë që edhe mund ta harroni.
Ndaj, me gjithë edhe këtë mori mikrobesh dhe papastërtish, më mirë të mos e prekni këtë xhep të sediljes së avionit.