25/06/2024

Çka parasheh marrëveshja Kosovë-Turqi në fushën ushtarake?

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar dy nisma me shtetin e Turqisë në lidhje me fushën ushtarake.

Nismat e miratuara janë nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për Bashkëpunim në Fushat Ushtarake të Trajnimeve, Teknikës dhe Shkencës dhe Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Kryesisë së Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Turqisë për Bashkëpunim në Trajnimin Ushtarak.

Vendimi ka hyrë në fuqi dhe i njëjti është publikuar edhe në gazetën zyrtare.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj tha se këto janë marrëveshje të rëndësishme për të dyja shtetet.

“Janë aprovuar nismat për lidhjen e dy Marrëveshjeve të Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, në fushën ushtarake të trajnimeve, teknikës dhe shkencës. Këto marrëveshje përfshijnë shkëmbimin e  personelit, materialit, pajisjeve, informatave dhe përvojës në fushën e mbrojtjes, pjesëmarrje në operacione të përbashkëta për ruajtjen e paqes. Arsimimin në akademitë dhe kolegjet ushtarake; në akademitë e luftës; në akademitë e mjekësisë ushtarake dhe nё institucione të tjera shëndetësore”./IndeksOnline/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...